Calabria nuk kursen lëvdatat për Ibrahimovic: Ai është një inspirim

Ibrahimovic ka inspiruar lojtarët e Milan.

Sport

05/06/2020 17:37

Transferimi i Zlatan Ibrahimovic te Milan u përcoll me shumë komente, disa edhe negative, pasur parasysh moshën e tij të shtyrë.

Por, drejtuesit e Milan ishin të mendimit se skuadra ka nevojë për një lojtar me karakter të fortë dhe eksperiencë të madhe, për të rikthyer mentalitetin fitues.

Këto gjëra duket se Ibra i përcolli te skuadra e Milan, pasi lojtarët po e lavdërojnë shumë për mentalitetin e tij. Së fundmi, ishte Davide Calabria ai që komentoi suedezin, duke e cilësuar atë si një inspirim.

“Ibrahimovic, i cili është një veteran, një lider me shumë përvojë, na ndihmon shumë. Kur e shohim atë me 38 vite, ai ka akoma shumë dëshirë, pastaj ne nuk mund të bëjmë asgjë veçse të përmirësohemi”, ka thënë Calabria, transmeton lajmi.net.

“Ibra gjithmonë ruan imazhin e tij, por brenda dhomës së zhveshjes, ai i bën të tjerët të qeshin, është qejf të jesh me të”, ka shtuar mbrojtësi.

“Ai është një inspirim”, ka thënë mes tjerash Calabria.

Ibrahimovic ka pësuar një lëndim së fundmi dhe nuk dihet se kur do të jetë gati për të zbritur në fushën e blertë. /Lajmi.net/