Caktohet seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

Më 9 qershor të këtij viti është caktuar të mbahet seanca gjyqësore e rastit “Bansjka”. Kjo seancë do të filloj të mbahet nga ora 09:30 në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Seanca do të mbahet kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., të akuzuar sipas Aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës PPS.nr.75/2023 të datës…

Lajme

05/06/2025 12:51

Më 9 qershor të këtij viti është caktuar të mbahet seanca gjyqësore e rastit “Bansjka”.

Kjo seancë do të filloj të mbahet nga ora 09:30 në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Seanca do të mbahet kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., të akuzuar sipas Aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës PPS.nr.75/2023 të datës 11.09.2024, për shkak të veprës penale Kryerja e veprës terroriste dhe veprën penale Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Nga sulmi terrorist i Banjskës u vra zyrtari policor i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Pas kësaj institucionet e Kosovës patën publikuar edhe pamje të shumta me dron, që lidheshin dhe dëshmonin saktësisht sulmin e drejtuar nga Radoçiqi.

Në mesin e 45 të akuzuarve është edhe vetë Radojicq, i cili dyshohet se po jeton diku në Beograd, me mënd e institucioneve serbe atje.