Caktohet masa e paraburgimit të pandehurës e cila dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”

Gjykata Themelore e Prishtinës me degë në Podujevë ka vendosur që të pandehurës GJ.L e cila dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”. Të pandehurës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Ndërsa gjykata vlerëson se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse…

Lajme

02/07/2024 15:26

Gjykata Themelore e Prishtinës me degë në Podujevë ka vendosur që të pandehurës GJ.L e cila dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”.

Të pandehurës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Ndërsa gjykata vlerëson se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse e pandehura gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, raporton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 02 Korrik 2024 – Gjykata Themelore Prishtinë, Dega në Podujevë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehures GJ.L, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasja e foshnjës gjatë lindjes.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehures GJ.L dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse e pandehura gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek dëshmitarët në këtë procedurë penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Lajmi.net/