Caktohet masa e paraburgimit prej 1 muaji për 5 zyrtarët policorë të përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut
Gjykata ka marr vendim që t’i vendoset masa e paraburgimit prej 1 muaji për 5 zyrtarët policorë të përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut, mëson lajmi.net Prokuroria Themelore në Prishtinë sot në seancën dëgjimore ka kërkuar nga 30 ditë paraburgim për pesë zyrtarët policorë. Në seancë, nuk u lejua të merrte pjesë avokati i familjes…

Lajme
Gjykata ka marr vendim që t’i vendoset masa e paraburgimit prej 1 muaji për 5 zyrtarët policorë të përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut, mëson lajmi.net
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot në seancën dëgjimore ka kërkuar nga 30 ditë paraburgim për pesë zyrtarët policorë.
Në seancë, nuk u lejua të merrte pjesë avokati i familjes e as mediat.
Agon Zejnullahu vdiq me pranga në duar në orët e para të së hënës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Zyrtarët policorë, që u prangosën vetë në mbrëmje, u tha se kishin intervenuar për ta neutralizuar Agon Zejnullahun pasi ai “dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë”, sipas Policisë.
Një rreshter dhe katër zyrtarë të tjerë policorë të përfshirë në këtë rast u arrestuan të hënën nga Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa rasti u cilësua si “vrasje nga pakujdesia”.
Mostrat e Agon Zejnullahut pritet të dërgohen jashtë vendit, pasi që Instituti i Mjekësisë Ligjore e ka konfirmuar se Laboratori i Toksikologjisë në IML është jashtë funksionit për shkak të renocimit në hapësirat e brendshme të IML-së dukë përfshirë edhe hapësirën e laboratoreve./lajmi.net/