Caktohet data se kur do të zhvillohet finalja e Superkupës së Italisë

Është mësuar se kur do të luhet finalja e Superkupës së Italisë, ndërmjet Milanit dhe Interit.

Sport

01/07/2022 14:23

Superkupa është trofeu që vendos përball njëra-tjetrës fituesit e kampionatit të Serisë A dhe të Kupës së Italisë.

Serie A, përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë të ditur vendin dhe datën e edicionit të trofeut 2023, ku do të shohin Milanin kampion të Italisë dhe Interin fitues të Kupës së Italisë dhe kampion në fuqi të Superkupës. pasi fitoi edicionin e kaluar kundër Juventusit në kohën shtesë.

Milan-Inter do të luhet më 18 janar 2023 në Riad, Arabia Saudite, por ora ende nuk është përcaktuar.

Një derbi i munguar në Superkupë që nga viti 2011/12, kur Milani i Maxi Allegrit, njëkohësisht kampion i Italisë, fitoi 2-1 kundër Interit të Gian Piero Gasperinit, fitues i edicionit të fundit të Kupës së Italisë.

Kjo përballje, megjithatë, nuk do të luhet në ‘San Siro’, ndryshe nga viti i kaluar, pasi kanë zgjedhur Riadin, në Arabinë Saudite, si vend të ndeshjes.

Do të jetë hera e 12-të që ky trofe do të luhet jashtë Italisë, më shumë se tre vjet pas herës së fundit, kur Lazio mundi Juventusin, edhe atëherë në Arabinë Saudite./Lajmi.net/