Caktohen datat e samitit të ardhshëm të NATO-s
Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor në Londër, për të shënuar 70-vjetorin e aleancës ushtarake.
Bota
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se takimi do të jetë shans “për të adresuar sfidat aktuale dhe të reja të sigurisë”
Ai shtoi se Londra, ku ka qenë selia e parë e NATO-s, është një vend i përshtatshëm për të shënuar 70 vjet të bashkëpunimit ushtarak transatlantik.
Britania dhe 11 vende të tjera e krijuan aleancën ushtarake perëndimore në vitin 1949, përcjell rel.
Ajo ka tani 29 shtete anëtare dhe selia e saj është në Bruksel.
Takimi i Londrës vjen në kohën e tensioneve të vazhdueshme midis NATO-s dhe Rusisë dhe shqetësimeve rreth përkushtimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ndaj aleancës.
Trump ka thënë se anëtarët evropianë të NATO-s nuk shpenzojnë mjaftueshëm për forcat e tyre të armatosura.