Caktimi i datës së zgjedhjeve, Behramaj: Keqpërdorim i Presidencës dhe përshtatje e vendimeve shtetërore për qëllime partiake dhe politike
Ish-këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj ka shkruar pas caktimit të 28 dhjetorit si datë për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale nga Presidentja Osmani. Behramaj ka thënë se ky është keqpërdorim i Presidencës dhe përshtatje e vendimeve shtetërore për qëllime partiake dhe politike, shkruan lajmi.net. Ai e ka parë Osmanin si “notere”, dhe ka thënë se…
Lajme
Ish-këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj ka shkruar pas caktimit të 28 dhjetorit si datë për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale nga Presidentja Osmani.
Behramaj ka thënë se ky është keqpërdorim i Presidencës dhe përshtatje e vendimeve shtetërore për qëllime partiake dhe politike, shkruan lajmi.net.
Ai e ka parë Osmanin si “notere”, dhe ka thënë se askush nuk mund të ketë shpresa tek ajo që të vendos në favor të integritetit dhe besueshmërisë në zgjedhje.
“Ajo dhe Kurti e kanë të përbashkët aktivitetin e tyre në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, andaj mungesa e vëzhguesve ndërkombëtarë në vëzhgimin e zgjedhjeve në kohë feste, është vetëm një përparësi e tyre për ta vazhduar paligjshmërinë dhe antikushtetutshmërinë. Qytetarët e Kosovës duhet të mobilizohen dhe me votë t’i largojnë këta abuzues prej institucioneve”, ka shkruar Behramaj në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: