Cakolli tregon tri rrugë kushtetuese që çojnë në zgjedhje, të trija kalojnë fillimisht nga konstituimi i Kuvendit
Eugen Cakolli nga KDI e ka komentuar 12 tetorin si datën zyrtare për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vendin tonë. Cakolli tha se partitë ende nuk po arrijnë të konstituojnë Kuvendin, mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, bashkë me ato lokale, fatkeqësisht mbetet në tavolinë. Ai tutje përmendi edhe tri rrugë kushtetuese që…

Lajme
Eugen Cakolli nga KDI e ka komentuar 12 tetorin si datën zyrtare për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vendin tonë.
Cakolli tha se partitë ende nuk po arrijnë të konstituojnë Kuvendin, mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, bashkë me ato lokale, fatkeqësisht mbetet në tavolinë.
Ai tutje përmendi edhe tri rrugë kushtetuese që çojnë te zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe që të trija kalojnë fillimisht nga konstituimi i Kuvendit.
Postimi i plotë i Cakollit:
Tashmë 12 tetori është shpallur nga Presidentja si datë të zgjedhjeve të rregullta lokale. Por, ndërsa partitë ende nuk po arrijnë të konstituojnë Kuvendin, mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, bashkë me ato lokale, fatkeqësisht mbetet në tavolinë, e madje është shtyrë nga partia në pushtet.
Por, ekzistojnë vetëm tre rrugë kushtetuese që çojnë atje – dhe të trija kalojnë fillimisht nga konstituimi i Kuvendit.
⸻
🟩 𝐎𝐏𝐒𝐈𝐎𝐍𝐈 𝟏: 𝐒𝐡𝐩𝐞̈𝐫𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐚 𝐞 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 – 𝐍𝐞𝐧𝐢 𝟖𝟐.𝟏(𝟐) 𝐢 𝐊𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐭𝐞̈𝐬
Pas konstituimit të Kuvendit:
1. Deputetët duhet të votojnë për shpërndarje (minimumi 80 vota);
2. Presidentja, pas dekretit të shpërndarjes, brenda 10 ditësh cakton datën e zgjedhjeve;
3. Zgjedhjet mbahen 30–45 ditë pas shpalljes së datës.
Që zgjedhjet të mbahen më 12 tetor, shpërndarja e Kuvendit duhet të ndodhë në periudhën 18 gusht deri më 2 shtator, ndërsa zgjedhjet duhet të shpallen në periudhën 28 gusht deri më 12 shtator (duke respektuar afatin minimal prej 30 ditësh nga shpallja deri te dita e votimit).
Kjo do të thotë se deri atëherë mund të ketë edhe deri në 42 seanca tjera të dështuara (çdo 48 orë).
⸻
🟧 𝐎𝐏𝐒𝐈𝐎𝐍𝐈 𝟐: 𝐃𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐛𝐫𝐞𝐧𝐝𝐚 𝟔𝟎 𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐬𝐡 – 𝐍𝐞𝐧𝐢 𝟖𝟐.𝟏(𝟏)
Pas konstituimit të Kuvendit:
1. Presidentja mandaton kandidatin për Kryeministër;
2. Qeveria nuk formohet brenda 60 ditëve;
3. Kuvendi shpërndahet automatikisht;
4. Brenda 10 ditësh shpallen zgjedhjet, të cilat mbahen 30-45 ditë pas shpalljes.
Që zgjedhjet të mbahen më 12 tetor, ato duhet të shpallen më së voni më 12 shtator. Kjo nënkupton shpërndarje automatike më së voni më 2 shtator. Ndërsa, mandatimi i kandidatit për Kryeministër duhet të ndodhë më së voni më 4 korrik.
Kjo do të thotë se deri atëherë mund të ketë edhe deri në 12 seanca tjera të dështuara (çdo 48 orë).
⸻
🟥 𝐎𝐏𝐒𝐈𝐎𝐍𝐈 𝟑: 𝐃𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐝𝐲𝐟𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐧𝐞̈ – 𝐍𝐞𝐧𝐢 𝟗𝟓.𝟒 𝐢 𝐊𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐭𝐞̈𝐬
Pas konstituimit të Kuvendit:
1. Presidentja mandaton kandidatin për Kryeministër;
2. Mandatari i parë ka 15 ditë për të siguruar 61 vota;
3. Nëse dështon, Presidentja ka 10 ditë për të mandatuar një tjetër;
4. Mandatari i dytë ka 15 ditë për të marrë miratimin e Kuvendit;
5. Nëse dështohet sërish, Presidentja shpall zgjedhjet;
6. Zgjedhjet mbahen brenda 40 ditësh.
Për të mbajtur zgjedhjet më 12 tetor, ato duhet të shpallen më së voni më 2 shtator. Ndërsa, Kuvendi duhet të konstituohet më së voni më 23 korrik.
Kjo do të thotë se deri atëherë mund të ketë edhe deri në 21 seanca tjera të dështuara (çdo 48 orë)./Lajmi.net/