Cakolli tregon nëse do të ketë ndryshim të rezultatit të zgjedhjeve
Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka folur mbi çështjen nëse mund të ketë ndryshim të numrit të deputetëve të partive politike. Cakolli tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, ku tha se VV-ja do të mbetet në 48 deputetë, PDK do t’i ketë 24, LDK 20, ndërsa AAK-ja tha se do…

Lajme
Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka folur mbi çështjen nëse mund të ketë ndryshim të numrit të deputetëve të partive politike.
Cakolli tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, ku tha se VV-ja do të mbetet në 48 deputetë, PDK do t’i ketë 24, LDK 20, ndërsa AAK-ja tha se do t’i ketë tetë deputetë.
“Ajo çka mund të ndryshojë në për qindje shumë të vogël, është për qindja e votave që do t’i kenë partitë, pasi në bazë të informacioneve tona, VV-ja ka shumicën dërmuese të këtyre 1 mijë e 600 votave që u rinumëruan për shkak të prerjes së gabuar të fletëvotimeve nga ana e votuesve”, tha Cakolli në Klan.