Cakolli shkruan për ndarjen e mandateve në Kuvend pas numërimit të votave me postë: Nuk pritet të ketë më ndryshime

Eugen Cakolli nga KDI ka shkruar se tani pas numërimit të votave me postë nuk pritet të ketë më ndryshime në numrin e mandateve për secilën parti. Ai ka shkruar se si do të jetë ndarja e mandateve për katër partitë e mëdha politike, shkruan lajmi.net. “LVV – 48 mandate, PDK – 24 mandate, LDK…

Lajme

04/03/2025 18:31

Eugen Cakolli nga KDI ka shkruar se tani pas numërimit të votave me postë nuk pritet të ketë më ndryshime në numrin e mandateve për secilën parti.

Ai ka shkruar se si do të jetë ndarja e mandateve për katër partitë e mëdha politike, shkruan lajmi.net.

“LVV – 48 mandate, PDK – 24 mandate, LDK – 20 mandate, AAK – 8 mandate”, ka shkruar Cakolli.
Ai ka thënë se nëse nuk ndodh ndonjë trend krejtësisht i pazakontë, votat me kusht nuk do të sjellin asnjë ndryshim në shpërndarjen e mandateve.
“Në të gjitha zgjedhjet e kaluara, këto vota kanë ndjekur pothuajse të njëjtin trend si votat e rregullta – me një rritje të lehtë për partinë e parë. E vetmja rrethanë, e cila mund të prodhojë lëvizje në (një të vetëm!) mandate, është nëse LDK arrin të marrë mbi 20% të votave me kusht, duke fituar një mandat nga PDK. Por për këtë, do të duhej një ndryshim i dukshëm i trendit, që nuk ka ndodhur më parë”, ka shkruar Cakolli. /Lajmi.net/ 
Postimi i plotë i Cakollit në Facebook: