Cakolli shkon në Kuvend: Ora 10:30, të gjithë në sallë përveç deputetëve – e papërgjegjshme

Eugen Cakolli nga KDI ka shkuar në sallën e Kuvendit të Kosovës në kohën kur seanca konstituive duhet të vazhdojë. Por, ai tha se në Kuvend kanë shkuar të gjithë përveç deputetëve, ndërsa e ka denoncuar se kjo papërgjegjshmëri nuk duhet të normalizohet. “Ora është 10:30 dhe seanca do të duhej të kishte nisur. Në…

Lajme

31/05/2025 10:51

Eugen Cakolli nga KDI ka shkuar në sallën e Kuvendit të Kosovës në kohën kur seanca konstituive duhet të vazhdojë.

Por, ai tha se në Kuvend kanë shkuar të gjithë përveç deputetëve, ndërsa e ka denoncuar se kjo papërgjegjshmëri nuk duhet të normalizohet.

“Ora është 10:30 dhe seanca do të duhej të kishte nisur. Në sallë janë të gjithë – përveç atyre që duhet të jenë: deputetëve. Për ta, kjo situatë e papërgjegjshme është bërë normale. Por #ShtetiNëPauzë nuk guxon të bëhet pjesë e normales sonë”, ka thënë Cakolli.

Së fundi, organizata të shoqërisë civile kanë kërkuar nga përfaqësuesit politikë që të dalin nga gjendja e bllokadës dhe të formojnë institucionet, duke paralajmëruar për pasoja.