Cakolli: Shansi i ofruar nga Gjykata Kushtetuese që politika të kthehet në binarë brenda 30 ditësh, pas këtij takimi duket se po digjet
Eugen Cakolli nga IKD ka shkruar në lidhje me takimin e sotëm konsultativ mes partive politike, e që për të cilin ka thënë se duket se i ka djegur shansin e Gjykatës Kushtetuese se politika të kthehet në binarë kushtetues brenda 30 ditësh. Ai ka thënë se kjo po ndodh për shkak të mungesës së…

Lajme
Eugen Cakolli nga IKD ka shkruar në lidhje me takimin e sotëm konsultativ mes partive politike, e që për të cilin ka thënë se duket se i ka djegur shansin e Gjykatës Kushtetuese se politika të kthehet në binarë kushtetues brenda 30 ditësh.
Ai ka thënë se kjo po ndodh për shkak të mungesës së vullnetit për kompromis politik dhe për shkak të uinsistimit në taktika bllokimi kundërkushtetuese.
“Afati 30-ditor është një vijë ndarëse kushtetuese. Diskutimet për “çka ndodh pas 30 ditëve” janë pjesë e devijimit – sepse pyetja e vetme që duhet të shtrohet është “çka duhet të ndodhë brenda 30 ditëve?”. Çdo diskutim tjetër është tentativë për ta relativizuar shkeljen dhe përgjegjësinë, si dhe për ta normalizuar krizën“, ka shkruar Cakolli në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: