Cakolli për mos certifikimin e Listës Serbe: Disa e kanë kthyer shpikjen e krizave në metodë pune për konsum politik

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar për mos certifikimin e Listës Serbe. Cakolli ka kritikuar refuzimin për të certifikuar Listën Serbe, duke thumbuar VV-në se po shkaktojnë kriza, transmeton lajmi.net “Disa e kanë kthyer shpikjen e krizave në metodë pune për konsum politik. Përndryshe, s’mbijetojnë dot politikisht.”, tha Cakolli ndër të tjera. Postimi i plotë:…

Lajme

03/12/2025 10:53

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar për mos certifikimin e Listës Serbe.

Cakolli ka kritikuar refuzimin për të certifikuar Listën Serbe, duke thumbuar VV-në se po shkaktojnë kriza, transmeton lajmi.net

“Disa e kanë kthyer shpikjen e krizave në metodë pune për konsum politik. Përndryshe, s’mbijetojnë dot politikisht.”, tha Cakolli ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Mos me qenë çështjet e sajuara si ‘certifikimi i Listës Serbe’ dhe ‘votimi i diasporës’, disa akterë institucionalë as nuk do të vëreheshin nga publiku dhe as nuk do të kishin ndonjë peshë politike. Sepse roli i tyre politik varet krejt prej këtyre dramave të sajuara – ku zakonisht nis e mbaron i gjithë ‘kontributi’ i tyre.
Se, me qenë ndryshe, ata do të duhej me punu diçka. E pikërisht këtu qëndron problemi. Disa e kanë kthyer shpikjen e krizave në metodë pune për konsum politik. Përndryshe, s’mbijetojnë dot politikisht./lajmi.net/