Cakolli: Nënkryetarët e Kuvendit do të votohen në pako – një praktikë funksionale dhe e ligjshme
Në mbledhjen përgatitore për seancën konstituive, është arritur dakordim që të gjithë pesë nënkryetarët e Kuvendit të votohen në pako, jo vetëm për ata që i përkasin komuniteteve. Sipas Eugen Cakollit nga KDI, kjo mënyrë e votimit është në përputhje me kuadrin kushtetues, pasi Gjykata Kushtetuese e ka lënë teknikat e votimit në diskrecion të…
Lajme
Në mbledhjen përgatitore për seancën konstituive, është arritur dakordim që të gjithë pesë nënkryetarët e Kuvendit të votohen në pako, jo vetëm për ata që i përkasin komuniteteve.
Sipas Eugen Cakollit nga KDI, kjo mënyrë e votimit është në përputhje me kuadrin kushtetues, pasi Gjykata Kushtetuese e ka lënë teknikat e votimit në diskrecion të Kuvendit, për sa kohë respektohen të drejtat e propozimit dhe shumica e nevojshme për zgjedhje.
Tutje ai ka theksuar se votimi në pako ka një logjikë të qartë institucionale dhe ka qenë një zgjidhje funksionale edhe më parë. Kjo praktikë shpejton konstituimin e Kuvendit dhe ndan përgjegjësinë politike mes të gjitha grupeve parlamentare.
“Ironikisht, kjo praktikë që ishte kërkuar vitin e kaluar dhe ishte kundërshtuar si problem parimor nga të njëjtit aktorë, sot po përdoret për ta avancuar procesin. Kjo tregon se praktikat parlamentare marrin kuptim nga mënyra si përdoren: kur shërbejnë për funksionimin e Kuvendit, ato mbeten mjete legjitime të rendit parlamentar”, ka shkruatur Cakolli. /Lajmi.net/