Cakolli kritikon Deharin: Sjellja jo-konsistente dhe arbitrare e kryesuesit po bëhet pjesë aktive e problemit

Eugen Cakolli nga IKD ka kritikuar ashpër procesin aktual të konstituimit të Kuvendit. Në një koment për media, ai thekson se dështimi aktual nuk vjen për shkak të mungesës së deputetëve, por për mungesë vullneti dhe përgjegjshmërie nga aktorët politikë. “Konstituimi i Kuvendit nuk po dështon më për mungesë numrash, por për mungesë vullneti dhe…

Lajme

22/08/2025 13:39

Eugen Cakolli nga IKD ka kritikuar ashpër procesin aktual të konstituimit të Kuvendit. Në një koment për media, ai thekson se dështimi aktual nuk vjen për shkak të mungesës së deputetëve, por për mungesë vullneti dhe përgjegjshmërie nga aktorët politikë.

“Konstituimi i Kuvendit nuk po dështon më për mungesë numrash, por për mungesë vullneti dhe përgjegjësie. Ata që duhet ta zgjidhin situatën po zgjedhin me vetëdije taktika që nuk çojnë askund,” tha Cakolli, duke përshkruar seancën e fundit si “një episod tjetër të absurditetit parlamentar.”, transmeton lajmi.net

Ai kritikoi ashpër formën e dhjetëvjetë të propozimit të kandidatëve për kryetar – si nga Donika Gërvalla, Albulena Haxhiu, edhe nga Hekuran Murati – pa marrëveshje politike paraprake. “Propozimi i kandidaturave pa marrëveshje politike – madje për herë të tretë nga radhët e ekzekutivit, edhe kur dihet se nuk ka vota për to nga partitë e tjera – është veç insistim në bllokadë,” theksoi Cakolli.

Ai vuri në dyshim edhe rolin e Kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për veprimet e tij të dukshme “jo-konsistente dhe arbitrare.” “Në seancën e kaluar lejoi dy kandidatura, sot vetëm një. Për më tepër, ai po vazhdon t’i thërrasë seancat në afatin maksimal 48 orësh – edhe pse do të duhej t’i thërriste edhe disa herë brenda ditës nëse është e nevojshme, derisa të votohet një kandidat/e me të paktën 61 vota,” argumentoi Cakolli. Ai shtoi se kjo mënyrë e menaxhimit nga Dehari “nuk është neutrale, por është pjesë aktive e problemit”./lajmi.net/