Cakolli e quan Shpend Ahmetin hajn dhe rrenc

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së me Degë në Prishtinë, Bujar Cakolli e ka quajtur hajn dhe rrenc kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Lajme

31/07/2017 19:07

Përmes një postimi në Facebook, Cakolli ka thënë se në mungesë të argumenteve Ahmeti fshihet pas përmendjes së ‘padive’ duke shpresuar se kështu  mund ta fsheh të vërtetën.

Sipas tij, Ahmeti ka qëllim keqpërdorimin e pushtetit dhe degradimin e tij.

Postimi i plotë i Cakollit:

Edhe hajn edhe rrenc!

Historia e “rrëshqitjes” morale të Shpend Ahmetit nuk është e re, nga koha kur është zgjedhur kryetar i Prishtinës, gjithë koncepti i tij qeverisës është ndërtuar mbi mashtrime, hajni, nepotizëm dhe çka jo tjetër! Nuk fillon e mbaron as me punësime familjare e partiake, as me jahtin, e as me dhënie te tenderëve miqëve të tij!

I vendosur në shërbim të rrjetit kriminal të Vetëvendosjes, duke mos pasur asnjë argument që e dëshmon të kundërtën, Shpend Ahmeti gjithmonë fshihet pas përmendjes së “padive”, duke shpresuar se kështu mund të vazhdojë ta fsheh edhe ndonjë ditë të vërtetën prej publikut.

Kjo rishfaq pamoralitetin e skajshëm politik të tij që qëllim të vetëm ka keqpërdorimin e pushtetit dhe degradimin e tij, në shërbim të kastës së vet, ashtu siç e bëri këto katër vite.