Cakolli: Bazuar në rrjedhën e afateve, certifikimi i rezultateve mund të ndodh gjatë mesit të shkurt apo edhe në fillim të marsit

Eugen Cakolli nga IKD, përmes një postimi në Facebook, ka analizuar kohën që do t’i duhet KQZ-së për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka thënë se bazuar në dinamikën e deritanishme, KQZ ka rinumëruar rreth 80 kuti në ditë, me një kapacitet prej rreth 20 tavolinash numërimit. Pas dyfishimit të kapaciteteve,…

Lajme

19/01/2026 15:33

Eugen Cakolli nga IKD, përmes një postimi në Facebook, ka analizuar kohën që do t’i duhet KQZ-së për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Ai ka thënë se bazuar në dinamikën e deritanishme, KQZ ka rinumëruar rreth 80 kuti në ditë, me një kapacitet prej rreth 20 tavolinash numërimit.

Pas dyfishimit të kapaciteteve, sipas Cakollit, KQZ do të duhej tashmë të rinumëronte të paktën 150 kuti në ditë, e që ka thënë se për rinumërimin e plotë të të gjitha vendvotimeve do të nevojiten së paku edhe deri në dy javë.

Cakolli ka folur edhe për rrjedhën e afateve.

“Pas përmbylljes së rinumërimit, do të fillojnë të rrjedhin afatet për ankesa mbi procedurat e administruara në QNR, që mund të marrin deri në 12 ditë kohë. Prej tyre, 48 orë janë për parashtrim ankese në PZAP dhe tri ditë për vendimmarrje nga kjo e fundit. Më pas, ekziston edhe afati tjetër 48-orësh për ankesë në Gjykatën Supreme, e cila ka deri në 5 ditë afat për vendimmarrje. Vetëm pas shterimit të këtyre procedurave dhe afateve mund të shpallen rezultatet përfundimtare. Edhe këto, më pas, mund të ankimohen, me afate të ngjashme sikur ato parapraket – që në total mund të zgjasin deri në 13 ditë”, ka shkruar Cakolli.

Ai ka thënë se bazuar në këto afate, certifikimi i rezultateve mund të ndodh gjatë mesit të shkurtit, por në rastin më të keq në fund të shkurtit, apo edhe në fillim të marsit, varësisht nga vendimmarrja mbi ankesat potenciale. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: