Çakir, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve
Gjyqtari i njohur turk, Cuneyt Çakir është zgjedhur njeriu për të ndarë drejtësinë për në finalen e Ligës së Kampionëve të këtij sezoni.

Sport
UEFA ka vendosur që Cuneyt Çakir të jetë gjyqtari kryesor për finalen e Ligës së Kampionëve në këtë sezon.
38 vjeçari nga Turqia ka ndarë drejtësinë në plotë 70 ndeshje europiane, teksa këtë vit ka qenë gjyqtari kryesor në Ligën e Kampionëve në katër takime.
Përndryshe, finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 6 qershor në Berlin dhe do të jetë ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit.