Cakaj në Kopenhagen: Flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës valëviten pranë njeri-tjetrit
Në kuadër të përfaqësimit me ambiente të përbashkëta diplomatike dhe konsullore nëpër botë, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka prezantuar selinë e përbashkët të Përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës Konsullore të Republikës së Kosovës në Kopenhagen.
Lajme
Përmes një postimi në Facebook, Cakaj ka publikuar një fotografi, ku edhe tha se flamujt e dy shteteve të një kombi valëviten krenarisht pranë njeri-tjetrit.
Postimi i plotë:
Ja një vepër tjetër madhështore e bashkëpunimit vëllazëror mes Kosovës e Shqipërisë ????…
Flamujt e dy shteteve të një kombi valëviten krenarisht pranë njëri-tjetrit në Kopenhagë aty ku përfaqësitë tona konsullore ndajnë të njëjtën hapësirë brenda Ambasadës së Republikës së Shqipërisë../Lajmi.net/