Të Infektuar: 10419

Të Shëruar: 6058

Të Vdekur: 341

Çaji nga lulet e mollës, parandalues i shumë sëmundjeve

16:44 | 12 Dhjetor 2014

Mësojeni se cilat janë përfitimet shëndetësore që njeriu i merr nëse përgatit një çaj të tillë nga lulet e pemës së mollës, lule këto të cilat dalin në pranverë.

Çaji që përgatitet nga lulet e pemës së mollës është i mirë për ftohje të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën.

Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Pirja e rregullt e këtij çaji nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë në njerëzit të cilët kanë vuajtur nga verdhëza, transmeton Lajmi.net.

Çaji i përfituar nga fetat e thara të mollës gjithashtu është shumë i mirë. Ai përdoret për qetësimin psikik pas punëve të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës.