Çaji i gjelbër ndihmon dhëmbët dhe mishrat

17:21 | 11 Dhjetor 2014

Konsumimi i vazhdueshëm i çajit të gjelbër mund të ndihmojë në promovimin e shëndetshëm të dhëmbëve dhe mishrave të tyre, thuhet sipas një studimi.

Studimi analizoi shëndetin e dhëmbëve të 940 meshkujve, dhe gjeti se ata të cilët kishin pirë rregullisht çaj të gjelbër kishin shëndet shumë më të mirë të dhëmbëve dhe mishrave të tyre se sa ata të cilët nuk kishin konsumuar çaj të gjelbër apo kishin konsumuar shumë pak, shkruan Lajmi.net.

“Është spekuluar gjatë se çaji i gjelbër ka një mori përfitimesh shëndetësore”, tha autori i studimit Dr.Yoshihiro Shimazaki nga Universiteti Kyushu në Fukuoka, Japoni.

Meshkujt pjesëmarrës në studim ishin të moshës 20-50 dhe ishin ekzaminuar në tre tregues të sëmundjeve të dhëmbëve: sëmundjes së rrënjës, të smaltit dhe gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve.

Hulumtuesit gjetën se për çdo filxhan çaj të gjelbër të konsumuar çdo ditë, ka pasur një rënie të tre treguesve, pra duke nënkuptuar një shembull më të ulët nga sëmundjet e dhëmbëve tek ata që pinin rregullisht çaj të gjelbër, shkruan Lajmi.net.

Çaji i gjelbër ka aftësi për të ndihmuar në uljen e simptomave të sëmundjeve të dhëmbit për shkak se në të gjendet një antioksidant i quajtur katekin.

Kështu, për të pasur një shëndet të mirë të dhëmbëve mjekët rekomandojnë që pos pastrimit të tyre të pihet edhe çaji i gjelbër rregullisht.