Cafu, dil jashtë
Legjenda e Brazilit, Cafu shkoi për të ngushëlluar futbollistët pas humbjes së rëndë 7:1 nga Gjermania në gjysmëfinale të Kampionatit botëror. Por, ai u përjashtua nga zhveshtorja.
Sport
Legjenda e Brazilit, Cafu u përjashtua nga zhveshtorja e Kombëtares pas humbjes 7:1 nga Gjermania në gjysmëfinale të Kampionatit botëror.
Dy herë fituesi i trofeut – i cili ka bërë 142 paraqitje për Brazilin – vizitoi bashkëkombësit e tij pas humbjes së rëndë, në përpjekje për t’i ngushëlluar, para se të kërkohej të largohej nga presidenti i Federatës, Jose Maria Marin.
“Presidenti Marin tha se nuk dëshiron të huaj në zhveshtore”, deklaroi Cafu për “ESPN”.
“I kam thënë se nuk jam i huaj. Shkova për t’i përqafuar djelmoshat, për t’i mbështetur, nuk shkova për të thënë diçka tjetër. U befasova që më përjashtuan nga zhveshtorja. Por, me qetësi jam larguar. Kam përjetuar diçka të ngjashme më 1998 dhe e di se si ndihet një humbje në Kampionatin botëror”, u shpreh ai.