Bytyqi kundër Projektligjit për shtetësinë: Nuk u shqyrtua si duhet, procedurë e përshpejtuar dhe e parregullt
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj Projektligjit për shtetësinë e Kosovës, duke kritikuar mënyrën e procedimit të tij në Kuvend. Gjatë fjalimit të saj, Bytyqi tha se projektligji ka ardhur në procedurë të përshpejtuar, pa kohë të mjaftueshme për shqyrtim të rregullt dhe pa mundësi…
Lajme
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj Projektligjit për shtetësinë e Kosovës, duke kritikuar mënyrën e procedimit të tij në Kuvend.
Gjatë fjalimit të saj, Bytyqi tha se projektligji ka ardhur në procedurë të përshpejtuar, pa kohë të mjaftueshme për shqyrtim të rregullt dhe pa mundësi të plotë për analizim në komisionet përkatëse.
Sipas saj, një ligj i tillë nuk mund të mbështetet vetëm për qëllime deklarative të implementimit, nëse në praktikë nuk do të zbatohet siç duhet.
“Përderisa jam në këtë komision dhe e kemi parë se si ka ardhur në mënyrë të përshpejtuar, pa kohë dhe pa mundësi për shqyrtim të rregullt, ne nuk e shohim të arsyeshme ta mbështesim një ligj të tillë. Vetëm të thuhet që është implementuar një ligj, ndërkohë që nuk do të zbatohet siç duhet, për ne është e papranueshme. Për këtë arsye jemi kundër”, ka deklaruar Bytyqi.
AAK theksoi se ligjet me rëndësi të tillë duhet të kalojnë nëpër procedura të plota shqyrtimi dhe konsultimi, në mënyrë që të sigurohet zbatimi efektiv i tyre në praktikë. /Lajmi.net/