“Bye Bye” nga Tayna dhe Dafina, e para në këto shtete

Dafina Zeqiri dhe Tayna po shijojnë suksesin e këngës së re.

ShowBiz

14/08/2019 15:00

Dafina Zeqiri dhe Tayna ka pak ditë që kanë publikuar duetin e shumëpërfolur, shkruan lajmi.net.

Dy artistet sollën këngën “Bye Bye”, në të cilën erdhën me lëvizje provokuese, ndërsa kënga po pëlqehet shumë në publik.

Madje, ajo ka lënë pas edhe hitet e artistëve të njohur duke u renditur e para edhe në shtetet siç janë Zvicra dhe Maqedonia.

Ky sukses padyshim se ka gëzuar jashtë mase dy artistet, të cilat kanë pranuar vetëm komente pozivite për këtë këngë.

Madje për këtë këngë ka folur edhe Rita Ora, e cila vlerësoi lartë punën e artisteve shqiptare. /Lajmi.net/