“By my side” nga Bearix Ramosaj publikohet në YouTube me videoklip

Beatrix solli klipin e këngës së re.

ShowBiz

11/06/2021 18:31

Pas disa muajsh pauzë nga projektet muzikore, Beatrix Ramosaj është rikthyer me këngë të re, shkruan lajmi.net.

“By my side”, titullohet projekti i ri i Beatrixit, të cilin gjatë ditës së djeshme e publikoi në disa platforma muzikore.

Tashmë kënga e saj e re u lansua edhe në kanalin YouTube, e shoqëruar me videoklip, ku artistja shfaqet shumë joshëse.

Për tekstin e këngës u kujdes Ja Shayla, melodinë e bëri Beatrix dhe Ja Shayla, kurse beatin e bëri Layird Music.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri muzikor me titull “By my side”, kënduar nga Beatrix Ramosaj. /Lajmi.net/

YouTube player