Buzhala thotë se ka identifikuar personin prapa profilit të njohur në Facebook që linqon dhe shpif në favor të VV-së

Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se ka identifikuar militantitn e Vetëvendosjes, i cili përmes profileve të rreme linqon dhe shpif në favor të VV-së. Buzhala përmes një postimi në Facebook, tha se e denoncuar personin në fjalë. “Ky tipi e quan veten Taulant, jeton ne Amerike, vjen shpesh ne Kosove dhe ka raporte te ngushta…

Lajme

24/07/2026 19:00

Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se ka identifikuar militantitn e Vetëvendosjes, i cili përmes profileve të rreme linqon dhe shpif në favor të VV-së.

Buzhala përmes një postimi në Facebook, tha se e denoncuar personin në fjalë.

“Ky tipi e quan veten Taulant, jeton ne Amerike, vjen shpesh ne Kosove dhe ka raporte te ngushta me kreret e LVV’se dhe me AKI-in – me keta te AKI’se qe i ka punesu Dejona”, shkroi ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Paska shkru prape per mu personi me emrin Lule Gjeli.

Lule Gjeli ne jeten e perditshme eshte ky tipi qe po e shihni ketu. Te njejtin e kam denoncu ne prokurori dhe polici.

Ky tipi e quan veten Taulant, jeton ne Amerike, vjen shpesh ne Kosove dhe ka raporte te ngushta me kreret e LVV’se dhe me AKI’in – me keta te AKI’se qe i ka punesu Dejona.

Po besoj qe heren tjeter kur te zbret ne Kosove, do te perballet me organet e drejtesise, sepse per shkak te rrenave te tij monstruoze une vazhdimisht jam kercenuar.

Ne mes tjerah ky Taulanti ka postu edhe foto, ku shihen policia e Serbise, kurse ky shkruante se njeri prej tyre eshte baba jem.

Ka publiku edhe shpifje tjera.

Taulant , mezi nuk po pres me u taku ne Gjykate.

Nuk ka me te ndihmu as Xhelali.

P.S

Kushdo qe keni me shume te dhana per te, m’shkruni privat.