Buzëqeshje e përshëndetje e ngrohtë – Januzaj shihet i lumtur pranë bashkëlojtarit serb

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj është bërë viral pasi në rrjetet sociale u publikua një fotografi ku shihet ai me bashkëlojtarin e tij te Sevilla, serbi Nemanja Gudelj. Ishte mesfushori, Ivan Rakitiq që ka publikuar fotografinë në llogarinë e tij në Instagram, shkruan lajmi.net. Në atë fotografi, Januzaj shihet i lumtur teksa përshëndetet…

Sport

05/12/2023 19:46

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj është bërë viral pasi në rrjetet sociale u publikua një fotografi ku shihet ai me bashkëlojtarin e tij te Sevilla, serbi Nemanja Gudelj.

Ishte mesfushori, Ivan Rakitiq që ka publikuar fotografinë në llogarinë e tij në Instagram, shkruan lajmi.net.

Në atë fotografi, Januzaj shihet i lumtur teksa përshëndetet me futbollistin e Serbisë, Gudelj.

Dyshja Januzaj – Gudelj shihen teksa përshëndeten ngrohtësisht njëri me tjetrin.

Adnan Januzaj vite më parë i kishte thënë “Jo” Kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë, për të zgjedhur më pas Belgjikën.

Ndërkaq, për ata që kanë harruar, Gudelj ishte i përfshirë në përplasjen me futbollistin shqiptar, Granit Xhaka në ndeshjen Zvicër – Serbi, në Kupën e Botës që u mbajt në Katar vitin e kaluar./Lajmi.net/