Buzëqeshja e madhe për Bosnjën

Ky moment i triumfit në sport do të jetë shumë i rëndësishëm për boshnjakët dhe do t’i bëjë njerëzit të kujtojnë se çka mund të bëjnë së bashku në vend se të ndahen.

Opinion

17/10/2013 10:59

Më kujtohet Bosnja, veçanërisht Sarajeva gjatë luftës – njerëzit e donin shumë futbollin. Sa herë që kishte pushim nga granatimet ose të shtënat e snajperëve, ata luanin futboll.

Por, në një kurs prej rreth katër vjet luftë, shumë prej fushave të futbollit u shndërruan në varreza dhe unë qëndroja aty njësoj si varrezat formale që u mbushën nga lufta e vdekur. Stadiumet ishin të granatuara dhe kjo ishte gjitha, ishte e pamundur  të dilje dhe të zhvilloje një ndeshje formale jashtë vendit.

Sarajeva dikur kishte qenë qendër e vëmendjes së botës sa i përket sportit – si shtet mikpritës i Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 1984. Pista e patinazhit me akull, që i dha medaljen e artë të botës çiftit Torvill dhe Dean, ishte shkatërruar gjatë luftës dhe dukej se ajo simbolizonte të gjithë shpresën që po “rridhte”, po humbiste në Sarajevë – dhe në gjithë Bosnje dhe Hercegovinën.

Dhe përderisa Bosnja dhe Hercegovina kualifikohet për herë të parë për Kupën e Botës, sigurisht ka një shije të ëmbël dhe një ndjenjë të mirë për të, dhe kjo më sjell një buzëqeshje të madhe në fytyrën time sepse është e mrekullueshme të shohësh Bosnjën, të shohësh qytetin e Sarajevës se si shpërthen teksa feston këtë gjë kaq të merituar.

Kjo do t’i bashkojë njerëzit.

Lufta e ka ndarë këtë shoqëri multietnike: papritur boshnjakët, serbët dhe kroatët të cilët ishin të përzier pasi kishin bërë martesa ndëretnike, kishin punuar dhe kanë luajtur së bashku, kanë gjetur veten duke u kapur fyt më fyt me njëri-tjetrin. Ekipet e futbollit ishin të ndara, po ashtu edhe adhuruesit e tyre.

Kjo është gjenerata e re e boshnjakëve dhe shumica e tyre janë shumë të rinj që ta mbajnë mend luftën. Ata ishin fëmijë kur ajo ndodhi, pothuajse 20 vite më parë.

Dhe shumëçka ka ndryshuar. Sot nuk është vetëm Bosnja dhe Hercegovina që po mburret dhe ka  krenari kombëtare për sportin – shikoni Serbinë, për mua kampioni i tenisit Novak Djokovic prezanton demokracinë e Serbisë së pas luftës. Shumëçka ka ndryshuar.

Për mua, sporti është diçka që tregon se njerëzit mund t’ia kalojnë mirë me njëri-tjetrin, që rivaliteti nuk është i bazuar dhe i kufizuar në bazë të etnicitetit, racës, fesë.

Që kur lufta përfundoi në vitin 1996, boshnjakët kanë qenë duke u rindërtuar, ani pse akoma nuk janë jashtë rrezikut. Ata akoma janë shumë të brishtë, edhe në aspektin politik por dhe në atë ekonomik.

Por, ky moment i triumfit në sport do të jetë shumë i rëndësishëm për boshnjakët dhe do t’i bëjë njerëzit të kujtojnë se çka mund të bëjnë së bashku në vend se të ndahen.