Buzëqesh Interi, Lukaku nuk ka pësuar ndonjë lëndim

Interi ka pranuar lajmin e mirë se sulmuesi Romelu Lukaku nuk është i lënduar, por skuadra italiane ndoshta do vendos ta pushojë në ndeshjen e radhës ndaj Sampdorias.

Sport

05/01/2021 14:55

Qendërsulmuesi u lëndua ndaj Crotone, por pas testimeve të bëra është vërtetuar që belgu është në formë të mirë, transmeton lajmi.net.

Gjatë ditës, Interi do vendos nëse Lukaku do të jetë i pranishëm, apo të qëndrojë në shtëpi për t’u shëruar plotësisht për përballjen ndaj Romës.

Edhe pse nuk bëri stërvitjen e plotë, Lukaku mund të jetë në stol dhe Conte do bisedojë me stafin për të parë nëse i lejohet.

Sidoqoftë, Lukaku do jetë i gatshëm për përballjen ndaj rivalit Roma këtë të diele./Lajmi.net/