Buzëqesh Arsenali, Partey e Gabriel gati për ndeshjen kundër Newcastle

Arsenali ka pranuar lajm shumë të mirë meqenëse dy transferimet e verës Thomas Partey dhe Gabriel Magalhaes janë rikthyer nga lëndimi, respektivisht izolimi prej COVID-19.

Sport

07/01/2021 14:16

Gabriel ka shkëlqyer që nga arritja, por braziliani u ndëshkua me të kuq ndaj Southampton, pastaj u prek nga COVID-19 duke humbur ndeshjet ndaj Chelsea, Brighton dhe West Brom, përcjellë lajmi.net.

Sidoqoftë, ai përmes një postimi ka bërë të ditur se është rikthyer dhe është i gatshëm që të jetë në listën e të ftuarve ndaj Newcastle United në FA Cup.

Ndërsa, tjetër dështim i madh për Arsenalin ishte mungesa e Thomas Partey që u dëmtua disa herë.

Por, Arteta ka konfirmuar se edhe Partey është i gatshëm për sfidën e radhës.

“Është i gatshëm të jetë në formacionin bazë ose të jetë i pranishëm ndaj Newcastle ose ndoshta do presim për ndeshjen ndaj Palace. Ka stërvitur mirë. Është i gatshëm”, deklaroi tekniku spanjoll.

Në mungesën e Partey, titullarë në mesfushë ishin Granit Xhaka, Dani Ceballos dhe Mohamed Elneny./Lajmi.net/