Buzëkuqi i kuq është gjithnjë një ide e mirë: Si të zgjedhësh tonalitetin e duhur për ngjyrën tënde të lëkurës
Për të gjitha tipet e lëkurës!
Lifestyle
Ka një magji të veçantë buzëkuqi i kuq! Edhe në ato ditët e zymta kur thjesht nuk ke durim të qëndrosh përpara pasqyrës për të aplikuar një grimtë plotë, mjafton një buzëkuq i kuq për t’u dukur chic pa shumë mundim.
Buzëkuqi i kuq është ekuivalenti i fustanit të vogël të zi në çantën e makeup-it dhe padyshim çdo femër duhet ta ketë një të tillë.
Megjithatë, shumëkush mund ta ketë të vështirë të përzgjedhë nuancën më të përshtatshme për tonalitetin e lëkurës dhe fakti që e kuqja vjen në qindra nuanca, nuk e thjeshton punën.
Lëkurat me tonalitet të çelët
![]()
Lëkurat që anojnë më shumë nga tonalitetet e porcelanta, kanë tendencën të kenë një nëntone rozë në vetvete, ndaj buzëkuqët e kuq më të përshtatshëm janë ata jo shumë të flaktë, por të lehtë ose ata që kanë pakëz pigment rozë ose çiklaminë.
Lëkurat me tonalitet mesatar
![]()
Për tonalitetet mesatare, e kuqja e flaktë dhe ajo me pigment portokalli është thjesht perfekte. Këto ngjyra qëndrojnë në harmoni të plotë me lëkura të tilla dhe ato mat janë ideale.
Lëkurat me tonalitet të errët
![]()
Lëkurës së errët i qëndron fare mirë për shtat dhe një pigment i errët i së kuqes, që anon nga vishnja apo mavija pasi theksojnë thellësinë e tonalitetit të lëkurës. /Lajmi.net/