Buzë të përsosura? Receta me mjaltë dhe kafe ua zgjidhë problemin

Padyshim se të gjithë njerëzit kanë dëshirë të kenë një pamje fizike të përkryer.

Lifestyle

14/07/2019 17:29

Pavarësisht dëshirave, shpeshherë na shfaqen probleme të ndryshme në trup të cilat nuk na bëjnë të ndihemi mirë, siç janë aknet, pikat e zeza, rrathët e zi poshtë syve, etj.

Në mesin e këtyre problemeve futet edhe tharja apo çarja e buzëve, transmeton lajmi.net.

Por, mos u shqetësoni ngase ekziston një recetë natyrale për trajtimin e këtij problemi.

Në paragrafët e mëposhtëm mund të gjeni përbërësit dhe udhëzimin në lidhje me recetën:

Përbërësit:

– ½ lugë çaji kafe natyrale

– ½ lugë çaji mjaltë

Udhëzimi:

Përzijini përbërësit e lartcekur dhe, pastën e fituar, aplikojeni në buzë. Lëreni të qëndrojë për 30 sekonda dhe pastaj pastroni buzët me ujë. /Lajmi.net/