Buxheti i kryeqytetit i bllokuar – Një çerdhe mbetet pa rrymë, pasi nuk ka fonde për të kryer pagesën

Buxheti i kryeqytetit për vitin 2025 ende nuk është zhbllokuar. Komuna e Prishtinës që disa kohë e hedh fajin tek niveli qendror, tek Qeveria Kurti, saktësisht tek Ministria e Financave dhe Transfereve për bllokim të buxhetit, transmeton lajmi.net. Si pasojë e buxhetit të bllokuar, një çerdhe në Prishtinë ka mbetur pa fonde për të paguar…

Lajme

20/11/2025 21:05

Buxheti i kryeqytetit për vitin 2025 ende nuk është zhbllokuar.

Komuna e Prishtinës që disa kohë e hedh fajin tek niveli qendror, tek Qeveria Kurti, saktësisht tek Ministria e Financave dhe Transfereve për bllokim të buxhetit, transmeton lajmi.net.

Si pasojë e buxhetit të bllokuar, një çerdhe në Prishtinë ka mbetur pa fonde për të paguar rrymën.

Në një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale, drejtoresha e çerdhes “IP Yllkat” ka treguar se për shkak se Komuna e Prishtinës nuk ka fonde për pagesën e energjisë elektrike, është ndërprerë rryma.

Përveç çerdhes, edhe shumë institucione tjera që veprojnë në kuadër të komunës së Prishtinës janë në gjendje të rënduar financiare./lajmi.net/