Butrint Imeri publikon foton e parë së bashku me Kiara Titon, zbulon lajmin e mirë

Është publikuar foto e parë e Butrint Imerit pranë Kiara Titos.

ShowBiz

26/05/2019 14:28

Këngëtari Butrint Imeri e ka paralajmëruar projektin e tij të ri muzikor me një foto të cilën e ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, shkruan lajmi.net.

Ai la të kuptohet se kënga do ta mbajë titullin “Hajt Hajt” por diçka tjetër ka marrë vëmendjen.

Në foto shihet Kiara Tito, së bashku me Butrintin dhe me këtë postim la të kuptohet se ajo do të jetë pjesë e klipit të tij.

Më parë dyshja janë përfolur për një lidhje të mundshme, mirëpo gjatë një interviste për lajmi.net, Butrinti pati thënë se e ka vetëm mike të mirë.

E nëse ka ndryshuar raporti i tyre sot, mbetet të shihet./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bx7FwaRF_rZ/