Butrint Imeri muaj më parë e kishte ditur se ‘Hajt Hajt’ do kthehet në një hit

Butrinti nuk është i befasuar me suksesin të cilin po e kalon kënga e re.

ShowBiz

08/06/2019 21:15

Dje u lansua kënga e re nga Butrint Imeri dhe brenda ditës dha sinjalet se do të kthehet në një hit veror, shkruan lajmi.net.

‘Hajt Hajt’ po pritet shumë mirë nga publiku, brenda 24 orëve arriti mbi një milion klikime dhe kjo gjë nuk e ka befasuar Butrintin.

Përmes një postimi këngëtari tregon se kjo këngë pat filluar punimet shtatë muaj më parë dhe që nga atëherë e ka ditur se do shndërrohet në një hit veror. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BydQaKjFwKv/