Busti i “Nënë Terezës” edhe në Singen të Gjermanisë
Përurimi i bustit të Nënë Terezës në Singen të Gjermanisë ka mbledhur shumë shqiptarë që jetojnë në këtë shtet. Në mesin e tyre i pranishëm ka qenë edhe boksieri shqiptar Luan Krasniqi.
Lajme
Ai ka udhëtuar nga Berlini për të qenë i pranishëm në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Nënë Terezës.
Krasniqi ka thënë se busti është shumë bukur i punuar.
“Është një krenari për shqiptarët. Përmes saj neve na njeh bota dhe identifikohemi me Nënë Terezën. Është diçka shumë e madhe”, ka thënë Krasniqi për “Zërin”.
“Nënë Tereza është e gjithë botës kështu që, ne krenohemi shpirtërisht me të, por më përgjithësi ajo i takon krejt botës”, ka thënë më tej Krasniqi.
Busti i Nënë Terezës, vepër e skulptorit nga Kosova Mal Myrtaj, është përuruar, të shtunënë, në qytetin Singen të Gjermanisë./Zëri