Busquets: Messi nuk largohet
Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets nuk frikësohet se bashkëlojtari i tij Lionel Messi mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.
Sport
Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets është i bindur se Lionel Messi nuk është duke shqyrtuar mundësinë e largimit nga klubi.
Ylli argjentinas spekulohet se mund të ndahet nga gjiganti katalan në fund të këtij sezoni. Mirëpo, Busquets nuk frikësohet se Messi mund të mos jetë më bashkëlojtar i tij nga edicioni i ardhshëm.
“Pronar i së ardhmes së tij është ai vetë, Leo nuk është duke menduar për largim, dhe për ne është shumë e rëndësishme që ai të mbetet”, deklaroi Busquets gjatë një konference për shtyp.
“Ai ka thënë atë që e thonë të gjithë në botën e futbollit, ju nuk e dini se qka mund të ndodh në të ardhmen, dhe se nuk dëshiron të largohet nga klubi”, u shpreh ai.