Busquets konfirmon transferimin e Kessie: E kam parë duke luajtur, jam i sigurt se do të na ndihmojë

Mesfushori i kombëtares së Spanjës dhe lojtari i Barcelonës, Sergio Busquets ka konfirmuar marrëveshjen e skuadrës së tij me mesfushorin Franck Kessie.

Sport

31/03/2022 10:33

Në një intervistë të Busquets për ‘Rac1’ është konfirmuar në formë indirekte transferimi i Kessie te Barcelona.

Spanjolli ka thënë se pret nga lojtari i Milan që të përshtatet me planet e trajnerit, dhe është shprehur i lumtur për përforcimet.

“Ai duhet të përshtatet me trajnerin, i cili sigurisht e ka parë atë para nënshkrimit”, ka thënë Busquets, transmeton lajmi.net.

“Jam i lumtur të kem një skuadër më të fortë dhe njerëz që duan të vinë këtu. E kam parë atë duke luajtur. Është fizikisht i fortë, nuk humb shumë topa, mbanë topin mirë… jam i sigurt se do të bëjë mirë dhe do të na ndihmojë”, ka shtuar pivoti spanjoll.

Kessie refuzoi të rinovonte kontratën e tij me Milan dhe raportohet se ka nënshkruar marrëveshje katër vjeçare me Barcelonën. /Lajmi.net/