Burundi tërheq njohjen e Kosovës?
Sot, ministri i Jashtëm Ivica Daçiq ka njoftuar se Burundi ka tërhequr njohjen e Kosovës.
Lajme
Serbia vazhdon lobimin e saj në botë kundër Kosovës, lëre që kontribuon që shumë shtetet të mos njohin pavarësinë e Kosovës, por tani është fokusuar në ato shtete që e kanë njohur ta tërheqin vendimin e njohjes, transmeton lajmi.net.
Sot, ministri i Jashtëm Ivica Daçiq ka njoftuar se Burundi ka tërhequr njohjen e Kosovës, raporton Tanjug.
“Këto ditë në Prishtinë po shënohet dhjetë vjetori i shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Unë dua të ju jap një nder. Ministria e Punëve të Jashtme e Burundit, kanë dërguar një letër ku tregohet se kanë tërheqë njohjen e Kosovës”, ka thënë Daçiq në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në Ministrinë e Jashtme.
Ndryshe, Republika e Burundit ishte shteti i OKB-së që e njohu Republikën Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran më 29 tetor 2012. Nota verbale e njohjes i ishte dorëzuar zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behxhet Pacolli nga ministri i Punëve të Jashtme të Burundit, Laurent Kavakure, në kryeqytetin këtij shteti, Bujumbura. /Lajmi.net/