Bursa e studentit kosovar të mjekësisë që vdiq vjet nga sulmi kardiak, dhurohet për Shqipërinë

Bursa e fundit e studentit të Suharekës, Leutrim Gjini, u dhurua për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Lajme

30/11/2019 09:27

Shqiptarët anë e mbarë botës kanë treguar shpirtin bujar në tragjedinë që i ndodhi Shqipërisë.

Mbrëmë, Elvis Naçi dhe Shpëtim Desku, u bënë bashkë në Kosovë për të grumbulluar donacione për të prekurit nga tërmeti.

Në një emision maratonë, shqiptarët dhuruan shuma të mëdha parash, të gjithë të bashkuar për një mision të përbashkët, e që është ndihma për vëllezërit shqiptarë.

Një rast që ka prekur të gjithë, ishte telefonata e Gresa Gjinit nga Suhareka, e cila përloti të gjithë.

Ajo tha se po e dhuron bursën e fundit të vëllait të saj të ndjerë, i cili kishte ndërruar jetë vitin e kaluar gjatë një provimi, pasi pësoi atak kardiak.

“Unë e kisha vëllanë student të Mjekësisë në vitin e fundit, në Prishtinë dhe në provim ka ndërruar jetë papritmas në moshën 23 vjeçare vitin e kaluar dhe bursën e fundit në shumë prej 500 euro që i ka mbet pa shfrytëzu dua që ato të holla t’i dërgoj për atë rast që ka ndodhë në Shqipëri”, tha Gresa.

Ajo mendoi që ky ishte rasti i duhur që ato para të shkojnë në destinacionin e duhur. /Lajmi.net/

YouTube player