Burri theri me thikë gruan dhe vajzën e mitur, doktori jep detaje: Janë në gjendje të rëndë me plagë në vende të ndryshme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren. Kryefamiljari raportohet të ketë sulmuar me thikë gruan dhe vajzën e tij të mitur. Si shkak i përdorimit të thikës, të njëjtat kanë mbetur të plagosura. Pas plagëve që morën, që të dyja vazhdojnë të mjekohen në kuadër të spitalit të Prizrenit, në kujdesin intensiv. E…

Lajme

17/10/2025 12:42

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren.

Kryefamiljari raportohet të ketë sulmuar me thikë gruan dhe vajzën e tij të mitur.

Si shkak i përdorimit të thikës, të njëjtat kanë mbetur të plagosura.

Pas plagëve që morën, që të dyja vazhdojnë të mjekohen në kuadër të spitalit të Prizrenit, në kujdesin intensiv.

E detaje për gjendjen për gjendjen e tyre shëndetësore ka dhënë për lajmi.net doktori Hekuran Vecgishti, që është shefi i Emergjencës.

AI deklaroi se gjendja e  tyre është e rëndë dhe se po marrin trajtim në klinikën Intesive.

“Po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Janë sjellë në emergjencë në orën 00:45, kanë pas plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme radiologjike. Në konsultim me kirurgun, janë pranuar në trajtim të mëtejmë”, deklaroi ai.

Po ashtu tha se për momentin gjenden në trajtim intesiv.

Doktori theksoi se plagët që morën gruaja dhe vajza janë në pjesë të ndryshme të trupit dhe se janë në gjendje të rëndë.

Ndryshe rasti u raportua të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 00:20 kur polica në Prizren kishte marrë informacionin për dhunë në familje.

Lidhur me këtë rast patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thikë.

Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore.

Po ashtu, në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe viktima e dytë, vajza e mitur.

Ajo po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje. Viktimës së mitur i është ofruar ndihma e parë dhe më pas, bashkë me nënën e saj, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë.

Në lidhje me rastin Policia dhe njësia e teknikës kriminalistike kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, në koordinim me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda.

Gjatë intervenimit, në hyrje të banesës është identifikuar dhe arrestuar i pandehuri i cili është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme.

Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të pandehurit në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Brenda afatit ligjor, për të njëjtin prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit./Lajmi.net/