Burri më tha se është në Francë, por në shtratin e koleges e pa ndeshjen Shqipëri-Zvicër
Po ju rrëfej dhe unë historinë time: Ditën kur u zhvillua ndeshja Shqiperi-Zvicër, për gjithë shqiptarët ka qënë një ditë historike dhe pse humbëm.
Fun
Por për mua ka qenë dita më e keqe në jetën time, kjo jo pse humbëm, por se atë ditë burri im më tradhëtoi, ose më saktë atë ditë kapa tradhtin e tij të ulët.
Prej dy ditësh më kishte mbushur mendjen e më ksihte thënë që do të ikte në Francë pa mua, dhe se kishte kohë që kishte blerë biletën për të parë ndeshjen e parë të Shqipërisë në Europian.
Ai tha do të ikte në Francë por unë e gjeta diku tjetër, e gjeta me një femër tjetër të përqafuar duke parë ndeshjen në një nga restorantet e Tiranës, ku unë shkova të shihja ndeshjen me shoqet e mija.
Ishte e tmershme kur i pash aty, u turpërova edhe më shumë nga shoqet, ai erdhi aty e më kërkoi të më shpjegohej, duke e lënë atë tjetrën vetëm në tavolinë, asaj ju bë shumë qefi dhe vetëm buzëqeshte.
Mua mu errën sytë, tensionova edhe shoqet e mija. Megjithse kisha dalë për ta parë atë ndeshje me qef të madh, ai moment u shkatërua, ndenja pak minuta e ulur dhe ika, mora veturën dhe u nisa për në shtëpi, burri më erdhi nga pas dhe kërkontë të më shpjegonte…
Situata u bë tepër e sikletshme se të gjithë në restorant panë vetëm tek ne.
Unë kam nisur procedurat e divorcit pasi nuk mundem t’ja falë këtë tradhëti të rëndë. Femra tjetër ishte kolegia e tij e punës.
Ata kanë kohë bashkë, është një veprim i ulët, unë sot po vazhdoj të vuaj shumë, por kjo është jeta