Burri rrah gruan në Skenderaj, dërgohet në strehimore së bashku me të bijën

Një burrë është arrestuar në Skenderaj, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Sipas Policisë, viktima pas trajtimit mjekësor, së bashku me të bijën janë dërguar në strehimore, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Njoftimi i plotë: Skenderaj 29.10.2025 – 16:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka…

Lajme

30/10/2025 09:52

Një burrë është arrestuar në Skenderaj, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas Policisë, viktima pas trajtimit mjekësor, së bashku me të bijën janë dërguar në strehimore, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Skenderaj 29.10.2025 – 16:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht  bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, është intervistuar në prezencë të zyrtarit të QPS-së dhe pastaj së bashku me vajzën e saj janë dërguar në strehimore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.