​Burri rrah gruan në Ferizaj, sekuestrohet një pistoletë me 15 fishekë

Sot në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast i dhunës në familje. Pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj, ankuesja gjatë ditës ishte ofenduar dhe rrahur, njofton Policia e Kosovës. Policia me këtë rast ka sekuestruar edhe një pistoletë me 15 fishekë, që i mbante i dyshuari 42-vjeçar pa autorizim. Në konsultim…

Lajme

17/12/2025 18:45

Sot në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast i dhunës në familje.

Pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj, ankuesja gjatë ditës ishte ofenduar dhe rrahur, njofton Policia e Kosovës.

Policia me këtë rast ka sekuestruar edhe një pistoletë me 15 fishekë, që i mbante i dyshuari 42-vjeçar pa autorizim.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast penal ndaj të dyshuarit për veprat penale dhunë në familje dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.