Burri që mision ka të bëhet alien, e hoqi plotësisht buzën

Ai ka modifikuar trupin në mënyrë ekstreme, për tu kthyer në një alien të zi.

Fun

26/01/2021 09:43

Ky burrë i ka vënë qëllim vetes që të kthej vetën në një alien të zi, shkruan lajmi.net. Anthony Loffredo ka kaluar vite të tëra duke modifikuar trupin e vetë në mënyra ekstreme.

Në operacionin e fundit, francezi 32 vjeç ka prerë dhe hequr fare buzën e tij të lartë. Ai ka treguar rezultatet në llogarinë e tij në Instagram.

Gjatë videos ku e shfaqi modifikimin e fundit, ai kishte vështirësi të fliste, pasi që nuk është mësuar akoma të flasë pa buzë.

Ai gjithashtu ka thënë se kjo është larg dukjes së tij përfundimtare. Ai ka thënë se do të heqë lëkurën dhe do ta zëvendësoj me metal.

Ai gjithashtu do të modifikoj krahët, këmbët, gishtat dhe pjesën e pasme të kokës. Në mënyrë kirurgjike ai ka hequr hundën e tij dhe veshtë, duke i lënë vetëm si vrima në kokën e tij.

Anthony gjithashtu ka prerë gjuhën për ta bërë si gjarpër. Ai po që u tregua i guximshëm kur bëri tatuazh sytë e tij, duke marrë parasysh që mund të përfundonte i verbër.

Ai ka bërë impiante metalike në kokën e tij, për tu dukur si një reptil.

Gjatë një interviste për një gazetë franceze, ai ka thënë se nuk ka problem që të tërheqë femra, dhe se në fakt ato shpeshherë e komplimentojnë shumë dukjen e tij. /Lajmi.net/