Burri që bëri 32 operacione plastike që të duket si elf i vërtetë

Vlera e operacioneve plastike që ai ka bërë arrin shumën prej 100 mijë euro.

Fun

23/12/2020 14:46

Një fans i modifikimeve të trupit ka treguar se ka bërë 32 operacione plastike për tu dukur si një elb, shkruan “DailyMail”.

Ai thotë se planifikon edhe operacione të tjera. Luis Padron, 29 vjeçar, është një publicist nga Argjentina, transmeton lajmi.net.

Ai ka treguar se shumicën e operacioneve i ka bërë falas, pasi që është një model i operacioneve plastike.

Operacionet që ai ka kryer në fytyrën e tij kanë vlerë rreth 100 mijë euro. Ai ka ndryshuar ngjyrën e syve gjashtë herë deri më tani.

Luis filloi misionin e tij për tu dukur si elf si pasojë e një fëmijërie të vështirë. Ai tha se që kur kishte qenë fëmijë kishte fantazuar për mënyra për tu përballur me realitetin e vështirë.

Ai është fans i filmave që përfshijë legjenda, mitologji e gjëra të ngjashme.

Ai thotë se ndjehet i lumtur vetëm të mendoj se duket si elf. Ai filloi dukjen e tij duke lyer flokët, vënë thjerrëza me ngjyra etj, por me kalimin e kohës kjo nuk mjaftonte për të.

Operacioni i parë që bëri ishte hunda. Ai tha që ia bëri dhuratë për ditëlindje vetes, e prej atëherë u bë traditë.

Ai më pas bëri operacionin e veshëve, për ti bërë ata me majë. Në vitin 2021 ai planifikon të ndërmarr edhe disa operacione.

Ai thotë se njerëzit e pritën çuditërisht mirë modifikimin e tij. Ai në fillim kishte frikë të dilte në publik, por tani ai ka vetëbesim mjaftueshëm që të dal me krenari.

Ai thotë se është i magjepsur se sa përkrahës janë treguar njerëzit. /Lajmi.net/