Burri përjeton dhimbjet e lindjes

1:04 | 24 Maj 2014

Tom Evans, prezantuesi i Heart FM duke përjetuar dhimbjet e lindjes

Pasi kishte humbur një sfidë të Heart FM, prezantuesi i kësaj radioje Tom Evans është dashur të përjetoj dhimbjet që i\’u shkaktohen femrave gjatë lindjes me anë të një simulatori.

Burri trim dhe i pafat shtrëngon dhëmbët teksa provon ndjesinë se si është të lindësh një foshnje.

Përderisa është e qartë që dhimbjet nuk janë tamam sikur je duke lindur një foshnje me të vërtetë, një gjë e tillë padyshim që nuk duket aspak e këndshme.

Dhe nga ulëritjet e prezantuesit të mëngjesit ajo mund të jetë shumë më e dhimbshme se aq.