Burri përdor Bitcoin të blejë armë kimike pasi e la e dashura, me qëllimin për ta vrarë atë

Jason William Siesser thotë se ai shkroi vetëm histori të imagjinuara për një burrë që i hakmerret ish të dashurave.

Fun

08/04/2021 10:24

Një burrë nga Missouri i SHBA është dënuar me 12 vite burgim, pasi u përpoq të blejë armë kimike që mund të vras me qindra njerëz, duke përdorur Bitcoin, shkruan lajmi.net.

Ai kishte në plan të helmonte ish të dashurën e tij pasi ajo u nda nga ai. Jason William Sisser, 45 vjeç, u deklarua fajtorë me 4 gusht 2020.

Ai u shpall fajtor për tentativë të blerjes së armës kimike dhe vjedhje identiteti, ka deklaruar gjykata federale.

Sisser ka pranuar se verën e vitit 2018 ai u përpoq dy herë të blejë armë kimike në Dark Web, një zonë e internetit që mund të qaset vetëm përmes një browser special dhe përdoret zakonisht nga kriminelët që të bëjnë blerje anonime në gjëra ilegale.

Në të dy rastet ai përdori emër dhe adresë të personave që janë të burgosur të mitur dhe janë nën përkujdesjen e tij përmes një organizate për të cilën ai punonte.

Ai u përpoq të blente Dimetilmerkuri, që është një lëndë jashtëzakonisht toksike. Një pikë Dimetilmerkuri mund të jetë fatale për qindra.

Ai në herën e parë u përpoq të blinte 2 njësi 10 milimetërshe të armës kimike në korrik të 2018, dhe e pagoi furnizuesin me Bitcoin, shkruan lajmi.net.

Ai i tha shitësit se ai planifikonte ta përdorte sapo ta pranonte pakon. Pasi porosia e parë ishte e pasuksesshme, ai u përpoq edhe një herë një muaj më vonë të bënte blerjen.

Ai u përpoq të porosis 3 njësi 10 milimetra, që është mjaftueshëm që të vriste 300 njerëz. Porosia e tij arriti në shtëpinë e tij një javë më vonë.

Çfarë atij i ishte dërguar ishte në fakt arsenid kadmiumi, që është një përmbajtje toksike që mund të jetë vdekjeprurëse nëse nuhatet.

Ai e kishte lënë pakon e tij në garazh, dhe gjithashtu ata gjetën shkrime në shtëpinë e tij që i referoheshin ish të dashurës së tij.

Në këto letra ai kishte shkruar se sa shumë e urrente dhe sa nevrik ishte me ish të dashurën dhe gjithashtu qëllimin e tij për ta vrarë.

Pas akuzave ai tha se ishin vetëm histori imagjinare që ai kishte shkruar, por në vitin 2020 ai e pranoi se kishe planifikuar ta vriste ish të dashurën e tij.

Ai u dënua me 12 vite burgim pa të drejtë të lirimit me kusht. /Lajmi.net/