Burri nga Prishtina ankohet në polici se është sulmuar fizikisht nga gruaja e tij
Një burrë nga Prishtina ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, pas një mosmarrëveshjeje familjare. Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:50, ndërsa i dyshuari është një femër kosovare – bashkëshortja e ankuesit, transmeton lajmi.net “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje,…

Lajme
Një burrë nga Prishtina ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, pas një mosmarrëveshjeje familjare.
Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:50, ndërsa i dyshuari është një femër kosovare – bashkëshortja e ankuesit, transmeton lajmi.net
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare”, thuhet në raportin policor.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Me vendim të prokurorit të rastit, procedura ndaj të dyshuarës do të vazhdojë në rrugë të rregullt ligjore./lajmi.net/