Burri nga Peja gjendet i vdekur në një kanal

Një person është gjetur pa shenja jete në një kanal në Pejë.

Lajme

09/12/2021 08:58

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ndërsa njësitet përkatëse që kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor kanë konstatuar vdekjen e viktimës, transmeton lajmi.net.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë:

Pejë 08.12.2021-08:02.
Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në një kanal. Të gjitha njësitet përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.